Modelja seksi franceze Nabilla Benattia është arrestuar për akuzën e vrasjes së mbetur në tentativë. Sipas policisë franceze, modelja 22 vjeçare ka goditur disa herë të dashurin e sja Thomas Vergara me thikë. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në një HOTEL të Parisit.
Modelja ka mohuar gjithçka, duke thënë se ata janë sulmuar nga tre të panjohur të cilët kanë hyrë në dhomë. Kanë qenë personat e dhomës ngjitur të cilët kanë njoftuar policinë menjëherë pasi kanë dëgjuar ulërima dhe të shara nga dhoma ku Benattia rrinte me të dashurin e saj.
Ndërkohë, Thomas Vergara ndodhet në spitalin Georges Pompiddu të Parisit në gjendje kritike për jetën.