Sampdoria dhe Milani janë ndalur në barazim 2-2, në një super ndeshje, të luajtur për llogari të jvësh së 10.
Miqtë e nisën mirë takimin pasi Stephan El Shaaraëy shënoi që në minutën e dhjetë.
Në sekondat e fundit të pjesës së parë Okaka barazoi rezultatin.
Në gjysmën e dytë, vendasit kaluan në epërsi. Mysafirët nuk e pastruan mirë një harkim nga këndi dhe Eder shënoi (51’).
Jeremy Menez e barazoi rezultatin me një gol të shënuar nga penaltia (65’).
Minutat e fundit të takimit, kuqezinjtë i zhvilluan me një futbollist më pak në fushë, pasi Daniele Bonera u përjashtua me kartonin e dytë të verdhë (85’).
Sampdoria është e treta në tabelë me 20 pikë, pesë më pak se lideri Juventus (që ka një ndeshje më pak të zhvilluar).
Milani, nga ana tjetër, është në vend të shtatë me tri pikë më pak se pozita e tretë që çon në Champions League.