Deklaratat e Lionel Messit ku lë të hapur një portë largimi nga Barcelona kanë vënë në alarm ambientin blaugrana. Fjalët e Messit kanë qenë një rrufe në qiell të hapur për tifozët e Barcelonës, dhe e përditëshmja katalanase Sport, befason me një artikull ku rradhit blerësit potencialë të Messit, duke vënë përkrah fuqive ekonomike si Bayern i Mynihut, Chelsea dhe Manchester City edhe Interin. Natyrisht që në krye të herës theksohet se kandidatët realë për blerjen e Messit që ka një kluazolë largimi prej 250 milionë eurosh, mund të numërohen me gishtat e njërës dorë, duke përjashtuar ngjitjen në ring të ndonjë manjati në kërkim të një operacioni të cmendur. Sipas Sport janë 4 klubet në gjendje për të kënaqur kërkesat sportive dhe ekonomike të argjentinasit dhe të Barcelonës.
Pa asnjë dyshim që në pole position është PSG. Klubi Francez i plotëson gjithë kërkesat për të bërë një goditje të madhe dhe kush më mirë se sa 4 herë fituesi i Topit të Artë do ti jepte më shumë sharm një projekti që synon triumfin final në Champions League, për më tepër që që nga mbërritja e Sheikut Khalaifi dhe burimit të tij të parave spekulimet në lidhje me vullnetin e PSG për të siguruar argjentinasin kanë qenë konstante.
Nga ana tjetër merkatoja e madhe e momentin është Premier League ku klubet e mëdha me buxhet prej miliona dollarësh e kanë spostuar vëmendjen e menaxherëve në futbollin e ishullit, transmeton supersport.
Dy emra janë në rradhë para gjithë të tjerëve si blerës të mundshëm të Messit , i pari është Manchester City, ku milionat e sheikut Mansour bin Zayed Al Nahyan ende nuk kanë siguruar titujt që priteshin, me Txiki Begiristain që drejton projektin sportiv dhe Kun Agueron në fushë, nuk është ndonjë cudi që me Messin në merkato, klubi të hidhet para me gjithë forcën e tij ekonomike. Edhe pse më pak i kuotuar Chelsea i Mourinhos nuk mund të përjashtohet a’priori pasi historia e viteve të fundit tregon se kur Abramovich kërkon një lojtar ai e ka të vështirë t’i rezistojë pikërisht për bujarinë e njohur të manjatit rus.
Në fund dhe surpriza që rradhit e përditëshmja Sport, Interi si blerës potencial i Lionel Messit . Kriza ekonomike që ka goditur ashpër futbollin italian është një fakt evident, por dashuria që ndien Messi për Milanon dhe Interin nuk është një sekret sic shkruan Sport, dhe nga ana tjetër po kaq i njohur është vlerësimi dhe dashuria e Moratit që e kërkonte argjentinasin kur ende nuk ishte bërë i njohur në Barcelonë. Sipas të përditëshmes katalanase me mbërritjen e manjatit indonezian Erick Thohir mbetet e hapur mundësia që të shfaqen edhe milionat për blerjen e Messit. Dicka e tillë në fakt duket fantashkencë duke patur parasysh gjendjen financiare të Interit, por Sport këmbëngul se rikthimi i Mancinit në stol të fton të mendosh se te Interi do të ketë investime të rëndësishme.