Majlinda Kelmendi: Ndihem shumë e lumtur!!


Xhudisjta pejane Majlinda Kelmendi është shprehur tejet e lumtur pas triumfit në Grand Slam turneun e xhudos në Adu Dhabi, ku fitoi medaljen e artë.


 Ajo paralajmëron se më nuk do të luftojë gjatë këtij viti, në përjashtim të një angazhimi si anëtare e ekipit të Galatasarayt.

 Majlinda Kelmendi u shpreh e lumtur pas triumfit nw Grand Slam turneun e xhudos nw Abu Dhabi. “Ndihem mirë, ndihem shumë e lumtur. Edhe pse kam pushuar pak pas Kampionatit botëror u riktheva përsëri fuqishëm në stërvitje.

 Jam e lumtur për këtë medalje pasi që edhe pse jam kampione e dyfishtë botërore, kam pasur vetëm një medalje të artë në Grand Slame.

Kjo është e dyta dhe ndihem shumë mirë”, u shpreh Majlinda pas meçit. “Nuk kam ndier presion edhe pse erdha si kampione, mirëpo nuk mund të them se sot jam ndier mirë. Nuk jam ndier perfekt ashtu si ndihem ndonjëherë. Sidoqoftë edhe kur nuk ndihem shumë mirë ndonjëherë unë mund ta menaxhoj”, shtoi ajo.

 “Deri në vitin tjetër nuk do të luftoj në asnjë garë tjetër. Mbase vetëm në garën për titullin e kampionit evropian për skuadra ku do të përfaqësoj Galatasaryn”, ka pohuar Majlinda.
Post a Comment (0)
Previous Post Next Post

Reklama 1

Reklama 2