Dimri që po vjen do të jetë më i ftohti në 100 vitet e fundit, ndërsa kjo do e përfshijë një pjesë të madhe të kontinentit evropian, paralajmërojnë meteorologët britanik.
Sasi të mëdha të borës do të bijnë mbi Evropë, të përcjellura me temperatura shumë të ftohta. Sipas këtyre paralajmërimeve të meteorologëve britanikë, ky dimër arktik do të zgjas hiq më pak se pesë muaj.
Ata thonë se vala e parë e të ftohtit të madh do të nis gjatë muajit që sot ka nisur, nëntori.
Ndërsa në janar janë paralajmëruar temperatura tejët të ftohta që mund të bien deri në minus 27 gradë celsius, dhe kjo do të vlejë për tërë kontinentin, përfshirë edhe një pjesë të madhe të Ballkanit.