Shpeshherë i tejkalojmë gjërat e vogla që janë shumë të rëndësishme për shëndetin tonë. Muzika është një ndër to. Të mirat që ajo na sjell, janë të shumta. Jua sugjerojmë si më poshtë …
Kujt prej nesh nuk i ka ndodhur që të përfshihet nga një dëshirë e madhe për të kërcyer mu në mes të dhomës? Sigurisht për të mos ndenjur vetëm ulur, kjo është një mënyrë mjaft e bukur edhe për t’u argëtuar. Por, sipas disa studimeve të fundit, nëse çdokush do ta bënte shumë shpesh këtë gjë, do të ndihej më i lumtur dhe me shëndet të shkëlqyer.
Të mirat e kërcimit janë të pafundme, por më poshtë do të gjeni disa prej tyre.
Fleksibiliteti
Nëse e kaloni pjesën më të madhe të ditës në tryezën tuaj të shkrimit, muskujt tuaj nuk do të jenë të fortë, në krahasim me ata që kanë një jetë më dinamike. Ndaj është shumë esenciale që sapo të përfundoni ditën e studimit ose të punës, mos të bini pre e tundimit për t’u shtrirë në divan përballë televizorit dhe ta mbyllni ditën po ashtu siç e keni nisur.

Për të qenë në formë dhe të “zgjoni” pak muskujt nuk është e thënë që të shkoni me çdo kusht në palestër: mjafton ta çoni televizorin në një stacion muzikor ose të hapni internetin te ndonjë faqe, ku kërcimtaret dhe balerinat janë të lehta për t’u ndjekur në kërcim. Hapat dhe shtrirjet e këtij aktiviteti janë perfekte për t’i bërë muskujt më fleksibël. Për të kërcyer, ju mjafton thjesht salloni i shtëpisë suaj ose dhoma e gjumit.
Kujtesa
Sipas një studimi të publikuar në revistën shkencore “New England Journal of Medicine”, kërcimi ndihmon në përmirësimin e kujtesës dhe në parandalimin e sëmundjeve të tilla si Alzheimer dhe çrregullimet mendore. Por, më së shumti, këto lloj ushtrimesh stimulojnë hippocampus, zonën e trurit përgjegjëse për kujtesën.
Stresi
kercimNëse po kaloni një periudhë të errët dhe ju duket se shqetësimet nuk ju lënë në paqe, nuk ka “shfryrje” më të mirë sesa kërcimi. Aktiviteti fizik stimulon prodhimin e endorfinës dhe në mbrëmje do të ndiheni të lodhur dhe gati për t’u kënaqur me një gjumë të mirë.
Shëndeti i zemrës
Kërcimi është efikas edhe për individët që janë më të rrezikuar nga sëmundjet kardiovaskulare. Një studim i kryer në Itali ka demonstruar se kërcimi ka një ndikim shumë të mirë në përmirësimin e cilësisë së jetës së atyre personave që vuajnë nga zemra, në krahasim me ata që bëjnë vetëm shëtitje dhe i japin biçikletës.

Dobësimi
Do të ishte e mrekullueshme që të humbnit ndonjë kile të tepërt përpara festave të fundvitit apo jo? Falë kërcimit, ju mund ta bëni këtë gjë me kënaqësi dhe argëtim. Bëhuni bashkë me një shoqe për t’u regjistruar në një kurs Zumbe ose praktikoni leksionet e ofruara me titra në DVD.
Energjitë
Nëse në mëngjes nuk arrini të zgjoheni kollaj, dhe gjatë ditës ju shoqëron gjithnjë ndjesia e përgjumjes, ka shumë mundësi që të keni nevojë thjesht për pak lëvizje. Me aktivitetin fizik nëpërmjet kërcimit, niveli i energjive do të ngjitet deri në “qiell” dhe me kalimin e ditëve do të filloni të kuptoni se lodhja dalëngadalë do ta braktisë trupin tuaj.