Kendall Jenner, kalorësja e akullt!!!


Kendall Jenner të shtunën ka theksuar se ka nënshkruar kontratë të re për të qenë fytyra e re për “Estee Lauder” dhe, duke u bazuar në fotografitë e fundit që janë zbuluar nga brendi, nuk është edhe aq e vështirë për t’ia qëlluar pse. Modelja 19 vjeçe u duk pa asnjë të metë dhe në disponim të mirë derisa po pozonte mbi një motoçikletë, që merr pjesë në fushatën e re të bukuroshes. Kendall këtu shfaq dorën e saj të mbështetur në fytyrë, derisa ka ngulur sytë diku larg. Kendall Jenner është pjesëtare e njërës nga familjet më të famshme në botë dhe së fundmi veten e saj e ka treguar si supermodele dhe në krijimin e linjave. Kështu që ishte vetëm çështje kohe kur “Estée Lauder” do ta bënte hapin e parë. Bukuroshja 19 vjeçe ka shkëlqyer në fushatë, përderisa lëkura e saj duket rrezatuese.
Post a Comment (0)
Previous Post Next Post

Reklama 1

Reklama 2