Lewis Hamilton fiton betejën e parë finale përballë Nico Rosberg. Piloti britanik i Mercedesit u konfirmua më i shpejti edhe në provat e dyta të lira të Cmimit të Madh të Abu Dhabi-it që është i fundit për këtë vit duke lënë pas shokun e tij të skuadrës ashtu si edhe në sesionin e parë. Hamilton i cili në klasifikimin e përgjithshëm kryeson me 17 pikë avantazh ndaj Rosberg në pistën e Yas Marina e pilotoi makinën e tij Mercedes për një kohë që nuk i kalonte 1 minutë 42 sekonda e 113 të mijtat. Vetëm 83 të mijtat më e ngadaltë ishte xhiroja e shpejtë e Rosberg në krahasim me atë të vendosur nga 29-vjecari anglez, i cili është edhe favoriti kryesor për të triumfuar në betejën për titullin Botëror. Pas dyshes së Mercedesit në Abu Dhabi u pozicionua Mclareni i Kevin Magnussen, por diferenca mes pilotit danez dhe liderit të klasifikimit të përgjithshëm ishte më të vërtetë e frikshme afërisht 0,8 sekonda dhe duke u bazuar te ky fakt është shumë e vështirë që në garën e kësaj të Diele, Rosberg të presë ndonjë dhuratë nga të gjithë pilotët e tjerë për të mposhtur Hamilton-in, transmeton supersport.
Nuk shkuan aspak mirë provat e lira për Fernando Alonson i cili në Abu Dhabi do të zhvillojë garën e tij të fundit në drejtimin e një makine Ferrari. Provat e lira për pilotin spanjoll u kushtëzuan nga disa probleme elektrike në makinë duke bërë që Alonso të hynte përpara kohe në bokse dhe ta parkonte aty Ferrarin e tij. Koha e 4-t më e mirë u regjistrua nga Red Bulli i Sebastian Vettel, ndërsa pas tij u pozicionuan me radhë Valteri Bottas dhe Daniel Ricciardo. Vetëm vendi i 7-të për ferraristin tjetër Kimi Raikkonen.