Paraditen e së hënës një telefonatë që kërkonte ndihmë mbërriti në numrin e Urgjencës. Shtëpia e të sëmurit ishte prapa godinës së Urgjencës pranë Lulishte 1 Maji në Tiranë. Mjeku që shkoi i pari në apartamentin e Florian Kondit tregon se gjëndja në të cilën e kishte gjetur këngëtarin Dr. Flori ishte tejet e rënduar: "Nuk i rrihte zemra, nuk kishte puls", - tregon mjeku i urgjencës i cili në momentet e para i gjendur përpara trupit, i injektoi adrenalinë. Më pas autoambulanca e ka dërguar menjëherë në QSUT nga ku është mësuar se këngëtari 35-vjeçar kishte ndërruar jetë. Nuk janë të qarta arsyet e kësaj ngjarje deri në momentin që ekspertiza të thotë fjalën e saj.