Chelsea ka shënuar fitore ndaj Queens Park Rangers me rezultat 2:1, derisa Arsenal e ka mposhtur Burnleyn me rezultat 3:0.
Chelsea i është rikthyer fitoreve pas barazimit me Manchester Unitedit në xhiron e kaluar. Ekipi londinez e ka mposhtur Queens Park Rangers me rezultat 1:0, në kuadër të xhiros së dhjetë të Premierligës.
Chsean në epërsi 1:0 e kaloi Oscas në minutën e 32-të, me të cilin rezultat edhe përfundoi pjesa e parë. Kurse, në minutën e 62-të, Charlie Austin barazoi rezultatin në 1:0, derisa fitoren Chelseas ia siguroi Eden Hazard, i cili në minutën e 76-të shënoi për 2:1 nga penalltia.
Pas kësaj fitore, Chelsea është ngjitur në kuotën e 26 pikëve.
Në anën tjetër, fitore të rëndësishme ka shënuar edhe Arsenali. Ekipi londinez e ka mposhtur Burnleyn me rezultat 3:0.
Pjesa e parë përfundoi 0:0, derisa në pjesën e dytë Arsenali shënoi tre gola të shpejtë nëpërmjet Alexis Sanchezit (70 dhe 90) dhe Calum Chambers (72).
Pas kësaj fitore, Arsenali është ngjitur në vendin e katërt me 17 pikë të tubuara.
Rezultatet
Newcastle United 1 - 0 Liverpool
Arsenal 3 - 0 Burnley
Chelsea 2 - 1 Queens Park Rangers
Everton 0 - 0 Swansea City
Hull City 0 - 1 Southampton
Leicester City 0 - 1 West Bromwich Albion
Stoke City 2 - 2 West Ham United
Chelsea - QPR 2:1