Me arsyen e njëjtë si për Barcelonën, FIFA po heton Realin e Atleticon.
Shtëpia më e madhe e futbollit botëror, FIFA, ka filluar hetimet për Real Madridin e Atletico Madridin rreth transferimeve.
FIFA po heton nëse këto dy skuadra spanjolle kanë parregullsi në transferimet e lojtarëve, sikurse që pati Barcelona.
Kjo e fundit u dënua nga FIAF për një gjë të tillë, teksa nëse dëshmohen parregullsi edhe te Reali e Atletico, atëherë edhe ato i pret dënimi, përcjell El Mundo Deportivo.