Facebook
do t’u japë përdoruesve më shumë kontroll mbi postimet në Furnizuesin e Lajmeve. Rrjeti social zbuloi disa opsione të reja për të përshtatur Furnizuesin e Lajmeve, duke u dhënë mundësi përdoruesve që të shohin në faqe vetëm përmbajtjet që ata duan dhe të fshehin ato që nuk pëlqejnë. Menuja e re tek Furnizuesi i Lajmeve do t’u tregojë përdoruesve se me cilët njerëz dhe faqe ata ndërveprojnë më shpesh, por edhe ata që kanë zgjedhur të mos ndjekin së fundmi,
Nga aty, përdoruesit mund të zgjedhin të mos ndjekin personat që nuk duan t’i shohin më ose të ri-ndjekin (Facebook e quan të “rilidhen” me) ato që më përpara i kishin fshehur nga faqja e tyre.
Përdoruesit do të kenë mundësi gjithashtu të zgjedhin llojet e postimeve që ata duan të shohin. Kështu në vend që t’i bëjnë mos e ndiq dikë, ata kanë opsionin që të shikojnë vetëm disa postime nga një mik ose faqe që ata kanë ndjekur. Ky ndryshim vlen për versionet mobile dhe desktop të rrjetit dhe do të aplikohet gjatë javëve në vazhdim.