Një burrë nga qyteti i Elbasani është hedhur nga kati i katërt i pallatit ku jetonte. 62 vjeçari Ilia Cigari, pak pas mesditës së sotme është hedhur nga kati i katërt, duke bërë që të pësojë dëmtime të shumta trupore.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen nr.14 të Elbasanit, ku Cigari është dërguar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore, transmeton noa.
Nuk dihen ende rrethanat e një ngjarje të tillë, ndërsa kanë qenë fqinjë dhe të afërm, ata që kanë parë tentativën e vetëflijimit, duke i ardhur në ndihmë 62 vjeçarit.
Nga ana e uniformave blu po mblidhen dëshmitë e rastit, me synim zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.