Pronari i lokalit “Bar Center”, Leonard Murataj, është ekzekutuar mbrëmjen e sotme me armë zjarri në lokalin e tij, vetëm 40 metra larg bashkisë së qytetit të Durrësit.
Burime nga policia bëjnë të ditur se viktima Leonard Murataj, 50 vjeç, është qëlluar me disa plumba pistolete ku tre prej tyre i ka marrë në kokë. Mësohet se Murataj ishte një person me precedent penal.
Sipas burimeve të policisë, tashmë është identifikuar autori i krimit. Ai është një person nga Fushë-Kruja, i cili ndodhej në brendësi të lokalit dhe ka qëlluar nga një distancë e afërt.
Autori i dyshuar ka qenë nën shoqërinë edhe të një personi tjetër dhe janë pritur nga një makinë me targa të Krujës tek ish-hetuesia. 50 vjeçari është qëlluar në hyrje të lokalit të tij nga një distancë prej 5 metrash.
Fillimisht 45-vjeçari ka marrë plagë të rënda dhe është nisur menjëherë në spitalin e Durrësit, por nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra, të cilat i kishin prekur organet jetësore.
Dyshohet se vrasja ka ndodhur pas një konflikti në lokal, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të vrasjes.