Lind me tetë gjymtyrë
Fëmijës i është vënë emri Djali Zot
Banorët lokalë të Indisë mendojnë se djali i lindur me deformime është reinkarnacion i perëndisë hinduse
Një djalë i lindur me katër duar dhe katër këmbë është duke shkaktuar panik në rrugët e Baruipurit, në lindje të Indisë, meqë banorët lokalë besojnë se ai është reinkarnacion i një perëndie.
Fëmijës i është vënë emri Djali Zot, meqë ekstremitetet e shumta janë të rëndomta në mesin e perëndive hinduse dhe njerëzit janë duke bërë udhëtime të gjata për ta parë këtë fëmijë.
Familjarët ndihen të gëzuar
Policët lokalë ankohen se mezi i kontrollojnë turmat, meqë me qindra njerëz kanë dalë në rrugë, me qëllim që të shkojnë te spitali ku ka lindur fëmija. Duart dhe këmbët shtesë janë pjesë e binjakut jo të zhvilluar dhe jo të ndarë të djaloshit. Familjarët e tij janë tepër të gëzuar dhe e shohin fëmijën si djalë të zotit hindus Brahma, i cili paraqitet me tetë gjymtyrë.
Një e afërme anonime e djaloshit thotë se nuk kishte besuar kur e kishte parë atë për herë të parë, pas lindjes. Asaj i kishte thënë një infermiere se bebja ishte tepër e deformuar, por e tëra që e afërmja kishte parë ishte një shenjë e Zotit. 'Në fakt, kjo është një mrekulli, është bebe e Zotit. Zotat indianë kanë gjymtyrë të këtilla”.

Kureshtarë nga i tërë regjioni
Chukka Rao, 67, nga një fshat fqinj, thotë se kur kishin dëgjuar për Djalin Zot në fillim kishin qenë skeptikë. Por, kur kishin parë fotografinë e bebes, kishin mbetur të mahnitur.
Fshati është vërshuar nga kureshtarët nga i tërë regjioni, ku shumica prej tyre janë tepër fetarë. Por, një zëdhënës i policisë tha se këtu kemi të bëjmë me një bebe të deformuar dhe nuk ka asgjë hyjnore tek ai. Por, fjalët si këto nuk iu bëjnë përshtypje fshatarëve. Disa prej tyre mendojnë se kjo është shenjë e fundit të botës. E, familjarët thonë se i kuptojnë të gjithë ata që duan ta shohin Djalin Zot.