Jo te gjitha dietat shërbejnë për tu dobësuar, shume here na duhet vetëm një regjim ushqimor i cili na lejon te ndjehemi me te lehte mbi te gjitha pas një periudhe ngrënieje siç do te jete pas një muaji me rastin e festave te fund vitit.
Te jemi ne forme do te na lejoje te ndjehemi me pak ndryshimin e zakoneve ushqimore dhe nuk do te jene te detyruara te hiqni dore nga pjatat e shijshme. Ne ndihme ju vjen gjithmonë natyra me frutat e saj te çmuara, ne rast limonët. Këto agrume përdoren për te pastruar organizmin duke ndjekur një plan preciz.
Te jemi ne forme do te na lejoje te ndjehemi me pak ndryshimin e zakoneve ushqimore dhe nuk do te jene te detyruara te hiqni dore nga pjatat e shijshme. Ne ndihme ju vjen gjithmonë natyra me frutat e saj te çmuara, ne rast limonët. Këto agrume përdoren për te pastruar organizmin duke ndjekur një plan preciz.
Dieta e 7 limonëve si funksionon
Ky regjim pastrues nuk ka një plan ushqimor. Procedohet duke konsumuar me mire nëse e bëni ne mëngjes sapo zgjoheni te konsumoni lëngun e freskët te limonit, pa i shtuar as ujë as sheqer. Ne ditën e dyte, duhet te pini dy limona te shtrydhur dhe kështu me radhe deri ne 7 limona ne një dite te vetme. Sigurisht te pini lëngun e 7 limoni njëherësh mund te jete e vështirë, kështu qe mund ti ndani ne 3 dhe 4 limona ne dite por duke respektuar numrin e limonëve te shtrydhur, është e rëndësishme te jeni me stomakun bosh, mund ta nisni me 2 limona ne mëngjes para se te hani mëngjesin, me pas 2 limona ne zemër e kështu me radhe. E rëndësishme është te prisni te paktën gjysme ore para se te konsumoni ushqime apo pije te tjera.
Për te kuptuar me mire:
- Dita e pare = 1 limon
- Dita e dyte = 2 limona
- Dita e trete = 3 limona
- Dita e katërt = 4 limona
- Dita e peste = 5 limona
- Dita e gjashte = 6 limona
- Dita e shtate = 7 limona
Kur keni mbërritur ne ditën e tete, atëherë duhet te ktheheni prapa.
- Dita e tete = 6 limona
- Dita e nëntë = 5 limona
- Dita e dhjete = 4 limona
- Dita e njëmbëdhjete = 3 limona
- Dita e dymbëdhjetë = 2 limona
- Dita e trembëdhjetë = 1 limon
Pasi te kenë kaluar këto dy jave, mund te konsumoni një limon edhe për një jave gjithmonë duke respektuar rregullin e konsumit gjysme ore para se te hani apo te pini. Ky regjim mund te vihet ne praktik edhe dy here ne vit, por asgjë nuk ju ndalon te pini lëng limoni te freskët.
Ja disa gjera qe duhen thënë mbi limonët:
- Nuk është e vërtet qe tenton te na bej te ndjehemi te lodhur, lëngu i limonit ka një fuqi te madhe dezinfektimi për këtë arsye përdoret gjate sulmeve te diareve, largon bakteret qe e shkaktojnë. Një gote ujë te vaket me lëng limoni ne mëngjes ndihmon për te rregulluar tretjen dhe për te parandaluar bakteret e dëmshme.
- Limoni nuk shkakton aciditet ne stomak, përkundrazi e parandalon.
Limoni midis te tjerash është i pasur me vitamina, kripëra minerale dhe acide organike te rëndësishme si acidi citrik. Kjo kure dezinfektuese është për tu evituar vetëm nëse vuani nga insuficienca renale apo hepatike, artriti kronik i avancuar, patologji te cilat ndalojnë thithjen korrekte te acidit citrik, rakitizmi. Është mire te mos përdoret nen moshën 12 vjeç dhe ne moshe te avancuar. Për çdo gjë është mire ti drejtoheni mjekut te familjes.