Chelsea barazon, kualifikohet Porto

Chelsea nuk ka arritur më shumë se një barazim 1-1, në transfertë me Mariborin duke e bërë kështu gjendjen tejet të paqartë në Grupin G. Vendasit krijuan të parët epërsinë përmes Agim Ibraimit në minutën e (50’), mirëpo në minutën e (73’) mesfushori i Chelsea-t, Nemanja Matic që barazoi rezultatin në 1-1. Pesë minuta para fundit të takimit, Eden Hazard dështoi të shënonte nga pika e bardhë. 
Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, Sportingu ka shënuar fitore ndaj Schalkes me rezutlat 4-2.
Në kuadër të Grupit H, Athletic Bilbao u mposht në shtëpi me rezultat 0-2 nga Porto, kurse Shakhtar Donetsk fitoi 5 - 0 ndaj BATE Borisov-it.
GRUPI G
Chelsea 8

Schalke 5

Sporting 4

Maribor 3
GRUPI H
FC Porto 10

Shakhtar Donetsk 8

BATE Borisov 3

Athletic Bilbao 1
Post a Comment (0)
Previous Post Next Post

Reklama 1

Reklama 2