Bayern Munich e ka fituar derbin e Bundesligës ndaj Borussia Dortmundit me rezultat 2:1. Ekipi bavarez riktheu rezultatin pasi ishte duke humbur 0:1.
Bayern Munichut e ka mposhtur Borussia Dortmundin me rezultat 2:1, në kuadër të xhiros së dhjetë të Bundesligës. Ekipi i Pep Guardiolas bëri rikthim në këtë takim, pasi ishte duke humbur.
Ekipi i Jurgen Kloppit e mbylli pjesën e parë me avantazh prej 0:1 me golin e realizuar nga Marco Reus në minutën e 31-të.
Kurse, në minutën e 72-të, Robert Lewandowski barazoi rezultatin në 1:1. Ndërsa, fitoren vendasve ia siguroi Arjen Robben, katër minuta pa përfunduar takimi, pasi ishte i saktë nga pikabardh.
Pas kësaj fitore, Bayern Munich është ngjitur në kuotën e 22 pikëve, katër më shumë sesa Wolfsburg që gjendet në vendin e dytë.
Kurse, pozita e Borussia Dortmundit është shumë e keqe. Ekipi i Jurgen Kloppit gjendet në vendin e 16-të në renditjen tabelore me vetëm 7 pikë të tubuara.