Barça e PSG sigurojnë fazën tjetër

Barcelona ka fituar si mysafir i Ajax-it me rezultat 2-0 në ndeshjen e Grupit F të Ligës së Kampionëve. Hero i katalanasve në këtë ndeshje ishte ylli i tyre Lionel Messi i cili shënoi të dy golat në këtë takim. Argjentinasi me shënimet e sontme ka shkuar në kuotën e 71 golave në Champions duke thyer njëherit rekordin në këtë garë që e mbante futbollisti i Real-it Raul me 70 gola, dhe Cristiano Ronaldo me 69 gola. 
Fitore ka shënuar edhe Paris Saint Germain (PSG) që mposhti me rezultat minimal 1-0 APOEL Nicosia, me golin që e shënoi sulmuesi Edinson Cavani në minutën e parë të takimit.
GRUPI F

Paris Saint Germain 10
    
Barcelona 9
    
Ajax     2
    
APOEL Nicosia     1
Post a Comment (0)
Previous Post Next Post

Reklama 1

Reklama 2