Shkencëtarët nga Universiteti i Bernës kanë zhvilluar një substancë të re për trajtimin e disa infeksioneve bakteriale pa ndihmën e antibiotikëve, që do të mund të parandalonte zhvillimin e rezistencës ndaj antibiotikëve. Që nga zhvillimi i penicilinës, rreth 90 vite më parë, antibiotikët kanë ruajtur standardin e artë në trajtimin e infeksioneve bakteriale. Sido që të jetë, Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar në rritjen e emergjencës nga bakteret që zhvillojnë rezistencë ndaj antibiotikëve. Nëse antibiotikët për më gjatë nuk na mbrojnë nga infeksioni bakterial, pneumonia mund të jetë fatale. Konceptet alternative terapeutike që drejtojnë në eliminimin e baktereve, por nuk promovojnë rezistencë janë ende në mungesë. Një ekip i shkencëtarëve ndërkombëtarë ka testuar substancën e re, që është zhvilluar nga Eduard Babiychuk dhe Annette Draeger, nga Instituti i Anatomisë, Universiteti i Bernës në Bernë të Zvicrës. Ky komponim përmban një qasje të re për trajtimin e infeksioneve bakteriale. Shkencëtarët kanë krijuar lipozomet që tërheqin toksinat bakteriale dhe kështu mbrojnë qelizat nikoqire nga sulmet e rrezikshme të helmeve. Helmet pasi tërhiqen nga qelizat, mund të eliminohen pa kurrfarë rreziku nga të njëjtat qeliza.