51 vjet nga vrasja më misterioze në botë!!!

“Çdo lloj lufte është budallallëk”, ”Mos pyet çfarë mund të bëjë vendi yt për ty, por pyet ç’ mund të bësh ti për vendin tënd”, “Njeriu vdes, kombet ngrihen e bien, por idetë jetojnë. Idetë janë të pavdekshme”, “Ich bin ein Berliner”, këto janë vetëm disa nga fjalitë e tij të famshme që ua rikujtojmë sot, në 51 vjetorin e vdekjes presidentit amerikan John Fitzgerald Kennedy.
John Kennedy ishte presidenti i 35 i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i cili u vra në një atentat me dy plumba, një në kokë dhe një plumb në qafë, pikërisht më 22 nëntor të vitit 1963, gjatë një vizite në Dallas, Teksas. Ai njihej me inicialet JFK.
Pranë tij në makinën e hapur, kur u vra, lloj makine kjo që vet e sjelli në përdorim, ishte edhe bashkëshortja e tij Zhaklinë, ndërsa Kennedy ishte presidenti më i ri amerikan, në moshë 46 vjeç.
Në ditën kur u vra, kishte mbushur 1000 ditët si President. Është një nga vrasjet më misterioze në gjithë historinë e njerëzimit.
Kennedy lindi në një familje strikte, ku prej secilit pritej të ishte i suksesshëm.
Në fëmijëri mësoi të mos tërhiqej para vështirësive, ku të humburit që nuk kishin bërë maksimumin për të fituar nuk gëzonin simpati.
Familja Kenedi kishte nëntë fëmijë. Më i madhi i fëmijëve ishte Xho Kenedi, tek i cili i ati mbështeti shpresat fillimisht.
Kur u bë President, ai i përcolli kongresit ligjin për t’i dhënë fund kështu diskriminimit racial. Shumë familje afrikano-amerikane e mbanin varur portretin e Presidentit Kenedi në mur, krahas me portretin e Dr. Martin Luter Kingut.
Planet e Xhon Kenedit për një Evropë të fortë e të bashkuar në bashkëpunim të vazhdueshëm me SHBA-në u penguan shpesh nga Presidenti francez Sharl de Gol.
Thuhet se ai kishte neveri për luftën.
Ishte luftëtar i paqes, ndoqi rrugën e kujdesshme drejt të drejtave civile, në kohën e tij vlerësohet se u varros fanatizmi fetar, bënte thirrje për veprim tek populli që e drejtonte, pati ndikim të madh në stilin ngase shumë veshje i hoqi nga përdorimi dhe shumë të tjera i sjelli të reja.
Ndër të veçantat e tij ishte se mbante shumë sekrete, po aq shumë sa i pëlqente ti dëgjonte sekretet e të tjerëve.
Sekret i tij, që doli më vonë, ishte se i pëlqente loja e Golfit. Ai e fshehu këtë mjaftë mirë, ngase Golfi shihej si lojë e shtresave të larta e që do të mund ta dëmtonte kandidaturën e tij.
Karizma dhe idetë e tij të guximshme do t’i jepnin mundësinë Xhon Kenedit të realizonte një karrierë të rrufeshme dhe të drejtonte Shtëpinë e Bardhë në një moshë të re në kohët më të trazuara të politikës ndërkombëtare.
Në mes të Luftës së Ftohtë, ai u përball me Krizën Kubane të Raketave, duke shmangur mundësitë e lindjes së një konflikti të tretë botëror.
Shprehjet e tij janë të paharrueshme për thjeshtësinë dhe forcën e ideve që përçonin. “Ich bin ein Berliner” është fraza e famshme e shqiptuar nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës gjatë fjalës së tij, ndërsa ai ishte në një vizitë zyrtare në qytetin e Berlinit Perëndimor, në vitin 1963.
Ky ishte qëndrimi i tij i palëkundur kundër Luftës së Ftohtë, kundër ndërtimit të Murit të Berlinit, i cili, në sajë të jehonës së fjalës së tij, do të thërrmohej nën vete vetëm 26 vjet më pas. Kenedi ishte Presidenti i ndryshimit dhe i shpresës.
Lajmin për vdekjen e tij u konfirmu nga spitali i Dallasit, madje pikërisht në ditën kur u dha ky lajm nënpresidenti Lindon Johnson bëri betimin si president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
E, personi që kishte qëlluar mbi të ishte Lee Harvey Osvald, i cili u arrestua menjëherë pas vrasjes. Zyrtarisht, e konfirmuar nga SHBA-të, Lee Harvey Osëald ishte një vrasës i vetmuar. Por, gjithmonë edhe sot e asaj dite ai thuhet se ishte agjent i CIA-s ose KGB-së.
Vrasja e Kenedit, tronditi gjithë botën dhe kjo ishte hera e parë që nga viti 1901 kur edhe ishte vrarë presidenti Uilliam Mekinli, që një president amerikan humbte jetën nga plumbi i një vrasësi.
Kennedy, po ashtu ka shërbyer edhe si komandant në Ushtrinë Amerikane në Forcat Detare të Amerikës në flotën detare dhe si komandant i anijes luftarke PT-190 dhe më vonë në atë PT-59 në Paqësorin e Jugut në Luftën e Dytë Botërore.
Madje ndihmësit besnike të tij, Kenneth Donnell dhe Dave Poëers, pesë vite më parë, e titulluan librin e tyre të kujtimeve të vitit 1972, "Johnny, ne pothuajse s’të njohëm fare", pavarësisht faktit se ata shërbyen nën administratën e tij që kur ai ishte një kandidat te kongresi i ri në Boston.
Kennedy njihet për fjalimin e tij të famshëm inaugures, ku ishte zotuar se kombi “do të paguante çdo çmim, do të mbante çdo peshë, të përballej me çdo vështirësi, të mbështesë çdo mik, të kundërshtonte çdo armik për të siguruar mbijetesën dhe suksesin e lirisë".
Post a Comment (0)
Previous Post Next Post

Reklama 1

Reklama 2