Zyrtari i UEFA-s: Nuk ka kore raciste në relacion


Ceku Rudolf Repka ka pohuar se nuk ka asnjë relacion që përshkruan koret diskriminuese ndaj shqiptarëve apo Përfaqësueses së Shqipërisë.
Shqipëria duhet të përgatitet edhe për një vendim të pakënaqshëm pse jo dhe të padrejtë nga Komisioni i Disiplinës së UEFA-s për incidentin e rëndë që ndodhi në Stadiumin Partizani të Beogradit mbrëmjen e 14 tetorit. Sinjalet për këtë dyshim lexohen në deklaratën e dhënë nga zyrtari i UEFA-s, çeku Rudolf Repka. Ai ka pohuar se nuk ka asnjë relacion që përshkruan koret diskriminuese ndaj shqiptarëve apo Përfaqësueses së Shqipërisë. Si rrjedhojë e kësaj deklarate, në hetimin e UEFA-s ndaj Serbisë për trazirat në ndeshjen me Shqipërinë, nuk do të përfshihen koret me karakter diskriminues, ekstremist e nacionalist nga ana e tifozerisë serbe. Nuk dihet ende sesi qëndron e vërteta e raportit të hartuar për ndeshjen Serbi – Shqipëri, por nëse i referohemi deklaratës së Repkës, kuptohet se relacionet e paraqitura nga ana e gjyqtarit të ndeshjes, anglezit Atkinson por dhe delegatit Harry Been, nuk kanë raportuar për shkeljet e rënda që janë të provuara publikisht me zë dhe figurë nga tifozeria serbe për fyerjet dhe thirrjet megallomane shoviniste ndaj shqiptarëve dhe himnit tonë kombëtar në stadiumin e Beogradit.

Dyshimet për një vendim të padrejtë shtohen duke marrë në konsideratë edhe qëndrimin paraprak të shefit të UEFA-s Michel Platini që e mesa duket ishte i prirur më shumë drejt imagjinatës për të menduar se droni që fluturoi mbi stadium mund të kishte dhe bombë e jo për të parë faktet kokëforta të dhunës verbale e fizike të ushtruar masivisht ndaj të gjithë delegacionit dhe ekipit shqiptar të futbollit në fushën e lojës dhe jashtë saj. Gjithsesi për Shqipërinë si palë në këtë proces është të faktojë e paraqesë provat e saj në mënyrë ligjore edhe pse ato ishin të dukshme si drita e diellit që mesa duket nuk depërton dot vetëm në xhamin e errët të syzeve të diellit të zyrtarëve të UEFA-s apo xhamave të errët të zyrave të tyre.
Post a Comment (0)
Previous Post Next Post

Reklama 1

Reklama 2