Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka komentuar sot për mediat vendase vizitën e kryeministrit Rama në Beograd, duke thënë se shpreson që ajo të jetë e qetë dhe e frytshme. Ai deklaroi se shtyrja e vizitës së Ramës është bërë për të mbrojtur interesat kombëtare. "Unë mendoj se i kam mbrojtur interesat tona kombëtare në mënyrën më të mirë, në mënyrë të qartë që të gjithë të dinë se ne duam paqen dhe stabilitetin në rajon", tha Vuçiç para gazetarëve në Beograd. Ne gjithashtu kemi mbrojtur interesat kur kemi thënë se ai nuk mund të vijë, të thotë dhe të bëjë atë që do, pas incidenteve që shkaktuan," tha Vuçiç, duke iu referuar ndeshjes së ndërprerë të 14 tetorit nga UEFA, mes Serbisë dhe Shqipërisë. Vuçiç më pas shtoi se, çdo paqëndrueshmëri në Ballkanin Perëndimor shqetëson Serbinë dhe se pas incidentit, disa serbë kanë vepruar në mënyrë të gabuar duke sulmuar biznese në pronësi të shqiptarëve në Serbi, por se të gjithë ata janë arrestuar. "Jam krenar që të gjithë sulmuesit janë arrestuar, dhe ata të vazhdojnë të mburren për drone dhe flamuj. Ky është dallimi thelbësor midis nesh dhe atyre," tha Vuçiç duke i'u referuar këtu shqiptarëve. Ai nuk pranoi të komentojë mbi axhendën e homologut të tij shqiptar, por tha se Rama "nuk ka kërkuar që të marrë pjesë në një tubim politik në Preshevë".