Shumë gjëra mund të ndodhin mes mëngjesit dhe darkës – si takimet ose një listë e gjërave të çmendura për të bërë – të cilat e bëjnë ushqimin tuaj të mesditës më shumë të rëndësishëm për mendjen tuaj.
Mbajeni vendin e punës tuaj të pajisur me ushqime bazë të cilat mund të jenë të përziera, të shijshme dhe të shëndetshme.
Autori i “Ndryshimet e Vogla në Dietë”, Keri Gans, tregon cilat ushqime duhet t'i keni në punë kur stomaku juaj fillon të gjëmojë dhe ju nuk keni kohë që të shkoni të hani një drekë me kalori.
Një bukë gruri Sanduiçët janë lëndë themelore në drekë, dhe janë super të lehtë për t'i bërë.
Jo vetëm një bukë e mbushur me fibra të ngopjes, por ju mund të vendosni pothuajse çdo gjë që dëshironi mes dy fetave për të krijuar një ushqim të shpejtë, dhe të lehtë, Jogurti pa yndyrë Në vete, jogurti mund të duket vetëm si një meze e lehtë.
Por, kur konsumoni disa fruta dhe arra, ju keni marrë një ushqim të pasur me lëndë ushqyese.
Merrni jogurtë më të mëdhenj në mënyrë që të jeni në një funksion normal deri në darkë.
Tuna të konservuar apo pulë Këto proteina të paketura nuk kërkojnë gatim, kështu që mund të jenë një zgjidhje e lehtë dhe e përkryer për ushqim.
Zgjedhni pakot të cilat janë të mbështjellura me ujë, pasi që ato kanë më pak kalori se ato me vaj. Hapni kapakun, shtoni një sasi të mustardës ose majonezit (nëse keni) për shije, dhe hani bukën e tërë të grurit.
Bajamet apo Bajamet me Gjalpë Bajamet janë një burim i shkëlqyer i proteinave dhe yndyrnave, të cilat ju mbajnë të ngopur. Në varësi se cilat i preferoni, këto mund të kenë shije të mahnitshme në jogurt apo në bukë.
Vetëm sigurohuni që nuk po konsumoni shumë arra dhe ushqime tjera të buta gjatë ushqimit të bajameve, sepse janë në mënyrë të drejtë të pasura me kalori të dendura,
Frutat Kjo mund të duket qartë si një meze e shëndetshme, por gjithashtu është shtesë e jashtëzakonshme për dreka.
Ajo shton ëmbëlsi dhe cilësi në jogurt, dhe imagjinoni çfarë shije do të kenë bajamet me gjalpë dhe sanduiçi kur i shtoni disa feta banane apo mollë