Tifozët turq janë përfshirë në atë që ndodhi në stadiumin e Beogradit. Mediat serbe shkruajnë se turqit po kërcënojnë me ngritjen e flamurit shqiptar në Serbi më 23 tetor. Në stadiumin e Partizanit të Beogradit do përballen Partizani dhe Beshiktashi, për eliminatoret e fazës së grupeve në Ligën e Evropës. Ky takim ka përhapur panik në Serbi, pasi turqit njihen si mbështetës të shqiptarëve dhe i tremben një tjetër shfaqjeje si ajo e 14 tetorit. Mediat serbe raportojnë se tifozët e klubit të Beshiktashit kanë bërë të ditur se gjatë ndeshjes me Partizanin do të shpalosin flamurin “Shqipërisë së Madhe” në stadium. Mediat u referohen forumeve online të tifozëve të skuadrës turke, të cilët siç duket kanë përgatitur shfaqen e radhës me ngjyra kuqezi në kryeqendrën e Serbisë. Ata kanë paralajmëruar të valëvisin edhe flamurin e Kosovës.