Tashme është e njohur sentenca se sa me pare ta kapesh një sëmundje, aq me te lehte e ke mundësinë për ta kuruar atë. Ndaj kontrollet periodike dhe analizat laboratorike janë një mënyrë e mire dhe efektive për te përmirësuar cilësinë e jetës.
1. Ekzaminimi i lëkurës. Një ekzaminim i përgjithshëm i lëkurës, përfshi edhe zonat intime, është një këshillë konstante, pasi tumori i lëkurës mund te zhvillohet ne vende te ndryshme te saj. Mos harroni se lëkura është njëkohësisht edhe organi me i madh i njeriut.
2. Pap Test-i. Është një analize shume e rëndësishme. Është evidentuar se qe prej kohës kur ky ekzaminim filloi te përdorej prej femrave, tumoret e organeve gjenitale femërore me pasoje vdekje, rëne ne masën 70%, ndërmjet viteve 1955 dhe 1992. Një analize ne tre vjet do te ishte frekuenca me e këshilluar.
3. HPV (human papillomavirus) test. Analizon gjendjen e qafës se mitrës. Nuk këshillohet përpara moshës 30 vjeçare. Për femrat 30-65 vjeçare, ky kontroll këshillohet te behet një here ne pese vjet.
4. Examinim i Pelvisit. Ky ekzaminim konsiston ne kontrollin vizual dhe manual te pjesës se pelvisit dhe organeve te brendshme gjenitale. Ndonëse ka mendime se ky kontroll nuk ka ndonjë rëndësi, ka te tjerë studiues qe pohojnë te kundërtën. Këshillohet te fillohet qe nga mosha 21 vjeçare.
5. STD Test. Këtu përfshihen analiza te gjakut dhe urinës për prezencën e viruseve te sëmundjeve seksualisht te transmentueshme, përfshi Gonorrhea, Chlamydia dhe HIV. Këshillohet një ekzaminim një here ne vit.
6. Mammografia. Duhet te filloje qe pas moshës 40 vjeçare. Kryesisht këshillohet për parandalimin e tumorit te gjirit. Frekuenca e ekzaminimit, një here ne vit.
7. Ekzaminimi klinik i gjoksit. Konsiston ne një ekzaminim te përgjithshëm te toraksit, për te evidentuar ndryshime te mundshme morfologjike ne forme, ngjyre, konsistence te gjoksit dhe lëkurës. Këshillohet një here ne tre vjet ne moshat ndërmjet 20 dhe 30 vjeçare.
8. Niveli i kolesterolit. Siç dihet kemi dy lloje te kolesterolit, atë te mirin HDL dhe te keqin HDL. Ky i fundit, se bashku me trigliceridet janë nga faktorët me te rrezikshëm te sëmundjeve te aparatit kardiovaskular. Këshillohet një here ne katër ose gjashte vjet. Për gra mbi 50 vjeçare, ky kontroll duhet te behet një here ne vit.
9. Kontrolli i tensionit te gjakut. Me çfarëdo mënyre, një ekzaminim i tille do te ishte shume i rëndësishëm, veçanërisht ne moshat e mëdha.
10. Kontrolli i syve. Veçanërisht pas moshës 40 vjeçare tek sytë fillon te ndjehet një rënie e aftësisë se tyre pamore. Patologji te tilla serioze si Glaukoma, e bëjnë shume te rëndësishme një analize te tilla te specializuar. Njëkohësisht, tek sytë mund te zbulohen edhe te tjera patologji, përfshi tensionin arterial, diabetin. Ky ekzaminim rekomandohet te behet çdo 5 vjet, por mund te realizohet edhe një here ne dhjete