Serbët vazhdojnë të jenë mjaft të irrituar lidhur me atë që ngjau në ndeshjen Serbi- Shqipëri. Mëngjesin e sotëm është sulmuar me gurë furra “Gozd” në Novi Sad, ndërsa autori është arrestuar. Ky është objekti i gjashtë që është cak i huliganëve brenda pesë ditësh, prej përfundimit të dhunshëm të ndeshjes Serbi – Shqipëri më 14 tetor, transmeton Indeksonline. Deri më tani janë dëmtuar furrat “Vojvogjanka”, “Evropa”, “As Pek”, pronarët e të cilëve janë shqiptarë, si dhe qebaptorja “Bash Qevap”, e cila përgatit ushqime në stil të Novi Pazarit, dhe ëmbëltorja “Telep”. Sulmet që janë bërë sot janë raportuar nga ana e pronarëve dhe policia ka nisur jetimet për çdo rast.