Rikthehen çorapet në modë, kombinimi sipas dëshirës!!!



Nëse kërkoni që të ndiqni modën, në këtë sezon këshillohet të vishni sandalet me çorape. Ju nuk duhet të keni frikë aspak për këtë kombinim, pasi çorapet janë në trend dhe mbi të gjitha edhe ju mbajnë ngrohtë.
 Kombinimet janë të shumllojshme, mjafton ju të keni dëshirë dhe vullnet për ta përshtatur me veshjen tuaj. Ndërsa vite më parë ishte e ndaluar në mënyrë kategorike për të bërë një kombinacion të tillë, tashmë ju jeni të lirë të bëni zgjedhjen tuaj dhe ta përshtasni sipas stilit që ju ndiqni. Falë stilistëve dhe veteranëve të stilit të rrugës, çorapet rikthehen në trend dhe mund të përdoren me çdo lloj veshje.
 Vishni këpucët tuaja me një palë çorape me ngjyra apo me shkëlqim, duke i zgjedhur në bazë të stilit, sikundër mund të luani me veshjen tuaj duke e kompletuar me ngjyra.






Post a Comment (0)
Previous Post Next Post

Reklama 1

Reklama 2