Rama për stadiumin e Shkodrës “Si dy pamje të politikës së vjetër të fjalëve boshe e të punëve për faqe të zezë!!!


Në një postim në rrjetin social “Twitter”, Kryeministri i vendit Edi Rama, ka komentuar gjendjen e rëndë në të cilin ndodhet stadiumi “Loro Boriçi” në Shkodër, i cili së shpejti do të fillojë të restaurohet.

 Në postimin e tij, bashkangjitur edhe me dy fotografi, Rama shprehet se gjendja aktuale e stadiumit është për faqe të zezë, dhe kjo sipas tij është një dëshmi e politikës së vjetër dhe të fjalëve boshe. 

“Stadiumi i Shkodrës dhe tribuna VIP si dy pamje të politikës së vjetër të fjalëve boshe e të punëve për faqe të zezë”, shkruan Rama. Pas "Elbasan Arenës", para pak ditësh Kryeministri Edi Rama premtoi kthimin e “Loro Boriçit” në një stadium evropian.

 Ai tha se pas restaurimit impianti i ri do të jetë gati brenda 15 tetorit të vitit të ardhshëm, për të pritur kombëtaren serbe në ndeshjen e kthimit e vlefshme për eliminatoret e Evropianit “France 2016.
Post a Comment (0)
Previous Post Next Post

Reklama 1

Reklama 2