Po shëtisnin në pyllin e Semanit, dy të maskuar përdhunojnë çiftin!!


Ka dalë për shëtitje së bashku me të fejuarën në bregdetin e Semanit, por janë përdhunuar për rreth një orë nga dy persona të armatosur e të maskuar në pyllin me pisha që ndodhet pak metra larg detit.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur një javë më parë në pyllin e Semanit në Komunën Topojë-Seman të Rrethit të Fierit, kur dy të rinjtë mësohet të kenë dalë shëtitje për të kaluar pak kohë në intimitet me njëri-tjetrin.

 Lajmi është bërë i ditur për gazetën nga burime konfidenciale të policisë, të cilat sqaruan se dy të rinjtë kanë deklaruar se janë dhunuar seksualisht nën presionin e armëve të zjarrit. Ngjarja Nga burimet e sipërcituara mësohet se rreth një javë më parë, dy të rinjtë, të cilët ishin të fejuar me njëri-tjetrin, kanë udhëtuar me makinë drejt bregdetit të Semanit.

 Duke qenë se në pyllin e Semanit, që shtrihet për disa kilometra përgjatë bregdetit ndodhen vetëm pak lokale dhe nuk ka shtëpi banimi, dy të rinjtë kanë qenë të vetëm në momentin e ngjarjes. Mësohet se ata kanë parkuar mjetin e tyre në një vend larg syve të njerëzve dhe kanë dalë shëtitje.

 Por intimiteti i dy të fejuarve mësohet se është prishur nga dy persona të maskuar dhe të armatosur me armë zjarri, të cilët i kanë kërcënuar me jetë.
 Burimet pohojnë se agresorët i kanë kërcënuar me jetë nën presionin e armëve të zjarrit dhe fillimisht i kanë dhunuar fizikisht.

 Ndërsa më pas kanë kryer marrëdhënie seksuale me dhunë ndaj dy të rinjve e më pas janë larguar nëpër pyll me shpejtësi. Para se të iknin dy të rinjtë i kanë zhveshur dhe i kanë lidhur lakuriq në një pemë.

 Dy të fejuarit të shokuar nga ngjarja e rëndë që u kishte ndodhur pak pasi dhunuesit janë larguar, kanë mundur të zgjidhen dhe të njoftojnë policinë.
 Deklarimet Dy të rinjtë e përdhunuar, emrat dhe vendbanimin e të cilëve gazeta nuk i bën publik për arsye etike dhe të situatës delikate në të cilën ata ndodhen, kanë shpjeguar para hetuesve të gjithë tmerrin që u ka ndodhur një javë më parë.

Mësohet se ata kanë shpjeguar se nuk kishin shumë që kishin parkuar mjetin në një vend disi të fshehur në pyll, kur dy agresorët që kanë qenë të maskuar e të pajisur me armë zjarri u kanë dalë para dhe i kanë kanosur me jetë.

 Të dëmtuarit kanë sqaruar se autorët i kanë qëlluar me qytat e armëve të zjarrit dhe i kanë dhunuar fizikisht. Sipas denoncuesve, autorët, nën presionin e armëve të zjarrit, i kanë detyruar më pas që të kryejnë marrëdhënie seksuale, duke mos kursyer as të fejuarin e të resë.

 Ndërsa kanë shpjeguar se nuk kanë arritur t’i identifikojnë dot, pasi kanë qenë të maskuar dhe nga zëri nuk i kanë njohur dot, duke qenë se janë ndodhur edhe nën një tronditje të thellë psikologjike. Burimet sqarojnë se vajza e përdhunuar ka pohuar se ka arritur të shquajë një detaj të autorëve. Sipas saj, ata mbanin aromë bagëtie, një aromë të ngjashme me atë të dhive.

 Hetimet Nga burime të Policisë së Fierit mësohet se nga hetimet e deritanishme nuk është bërë e mundur ende që të identifikohen autorët e kësaj ngjarjeje të rëndë.

Ndërkohë, hetuesit kanë ngritur dyshimet se autorët mund t’i kenë njohur dy të rinjtë dhe se qëllimi i tyre mund të ketë qenë pikërisht përdhunimi i dy të fejuarve.

Kjo, pasi ata kanë qenë të pajisur me mjete mbrojtëse për kryerjen e aktit seksual dhe dyshohet t’i kenë ndjekur me makinë.
 Një tjetër detaj që pritet të ndihmojë hetuesit është edhe konstatimi i të resë së përdhunuar, e cila ka shpjeguar se autorët kishin aromë të ngjashme me atë të bagëtive.

Ky detaj ka ngritur dyshimet se autorët mund të punonin në stalla bagëtish apo të flinin në stane. Burimet përfundojnë se janë duke u kaluar në sitë të gjithë personat e dyshuar si autorët e mundshëm të kësaj ngjarjeje të rëndë.
Post a Comment (0)
Previous Post Next Post

Reklama 1

Reklama 2