Sipas shkencëtarëve në Universitetin e Uellsit, kjo ndodhë për shkak se molekulat në lëngun seminal të partenrit të parë absorbohen nga vezët e papjekura femërore dhe pastaj ndikojnë në zhvillimin e pasardhësit të dytë të tij.
"Zbulimi ynë komplikon pikëpamjen tonë të përgjithshme për atë se si variacionet transmetohen në të gjitha brezat. Kjo gjithashtu hap mundësi të reja emocionuese dhe rrugë të reja hulumtimi", tha autorja e studimit Angela Crean, transmeton Lajmi.net.
Për të arritur në këtë përfundim, Crean dhe kolegët Anna Kopps dhe profesori Russell Bonduriansky manipuluan me gjatësinë e disa meshkujve dhe më pas studiuan pasardhësit e tyre. Ata gjetën se fëmijët priren të jenë gati të njëjtë në gjatësi me meshkujt që nënat e tyre kishin pasur seks për herë të parë, por jo edhe me mashkullin e dytë i cili ishte babai i tyre biologjik, transmeton Lajmi.net.
"Ne kemi gjetur se edhe pse mashkulli i dytë e ka sjellur në jetë fëmijën, gjatësia e fëmijës ka qenë e përcaktuar nga gjatësia që e ka pasur partneri i mëparshëm i nënës së tij",
shpjegon Crean. Kjo tregon që mekanizmat e ndryshme jo-gjenetik të trashëgimisë e bëjnë të mundur që faktorë peternal ose maternal mjedisorë mund të ndikojnë në karakteristikat e një fëmije, vunë në dukje studiuesit. Studimi ishte shfaqur në revistën Ekologjia.