Për tu mbrojtur nga një sërë sëmundjesh, mjafton të konsumoni lëngun e rrushit. Ai është jo vetëm një burim energjie, por parandalon një sërë sëmundjesh. Kërkuesit mendojnë se nga konsumimi i lëngut të rrushit, vitaminat dhe mineralet që përmban mbron nga sëmundjet e zemrës dhe kancerin. I pasur me vitamina A, B dhe C Potasium dhe hekur, lëngu i rrushit shton rezistencën e trupit ndaj sëmundjeve. Përbërësit antioksidantë pengojnë krijimin e qelizave kancerogjene, gjithashtu është një hollues i mirë gjaku që parandalon infarktet e zemrës, tensionin e lartë, si dhe variçet. Ndërkaq, sheqeri natyral tek lëngu i rrushit zgjidhet shpejt duke u kthyer një burim i mirë energjie. Ndaj mjekët rekomandojnë konsumimin e të paktën një gote lëng rrushi në ditë.