Nokia më në fund kishte lançuar HERE Maps për Android disa javë më parë, duke filluar njëherë si ekskluzivitet i Samsung në brendin Galaxy. Ditën e sotme, Nokia po e bën aplikacionin të disponueshëm për të gjithë përdoruesit Android, por akoma jo përmes Google Play. Nokia tha se do të punojë për të përshtatur me më shumë pajisje të tjera Android, por që version minimal i kërkuar është Android 4.0. Po ashtu rekomandohet që pajisjet të kenë të paktën 1GB RAM dhe madhësi ekrani mes 4 dhe 6 inç. Nokia HERE Maps është një nga katër shërbimet madhore globale të hartave së bashku me Google, TomTom dhe OpenStreetMap. Edhe pse ka disa nga veçoritë kryesore që i kanë edhe konkurrentët e saj, ajo përfshin edhe një karakteristikë që bën të mundur shkarkimin e hartave të rajoneve edhe për përdorim Offline dhe çdo gjë është falas.Sigurohuni që keni hapësirë të mjaftueshme të lirë në pajisjen tuaj që të mund të navigoni zona të gjëra edhe pa akses në internet e cila është mjaft e domosdoshme sidomos për planet tarifore me limit që ofron për ata që udhëtojnë jashtë vendit.

Tags:
Teknologji