NATO-ja zbuloi të mërkurën një avion rus, që fluturonte mbi Detin Baltik, pjesa më e madhe e hapësirës ajrore të së cilit i përket të aleancës ushtarake më të madhe të botës.
"Avioni rus ishte i tipit IL-20, i aftë për grumbullimin e informacioneve sekrete", tha NATO-ja me anë të një deklarate, ku shtoi se avioni ishte nisur nga enklava ruse e Kaliningradit.
"Pas disa manovrash, avioni rus hyri në hapësirën ajrore estoneze pranë Ishullit Saaremaa për më pak se një minutë, thënë ndryshe një inkursion rreth 600 metra në brendësi të hapësirës sëNATO-s", shton deklarata.
Aeroplani u interceptua nga një avion F-16 danez dhe më pas edhe nga avionët luftarakë suedezë, përpara se të shoqërohej nga avionët portugezë”, thekson NATO-ja.
Avionët ishin në një mision të përbashkët në Baltik.
"Të tilla interceptime janë rutinë në këtë rajon", i deklaroi agjencisë gjermane të lajmeve, DPA, një zëdhënës i Aleancës.