Staten, Britani e Madhe - Një ish-mësuese gjimnastike është dënuar për kryerjen e marrëdhënieve seksuale në mënyrë të përsëritur me një student mashkull. Megan Mahoney, 24 vjeç është arrestuar të hënën për incidentet e ndodhura përgjatë tre muajve, në periudhën nga Halloween-i deri në 9 janar 2014. Autoritetet deklaruan se Mahoney, mësuese fizkulture në shkollën e mesme “Moore Catholic” në ishullin Staten në Britani, ka pasur disa herë marrëdhënie seksuale me 16-vjeçarin, madje edhe në shkollë. Ajo u arrestua për kryerjen e veprës penale “akt seksual kriminal”, e përkthyer si “seks oral i ndërsjelltë”, sipas “New York Post”. Mahoney është përfshirë në sjellje seksuale të papërshtatshme me adoleshentin, të paktën dy herë në javë. Po ashtu, 24-vjeçarja ka qenë trajnere e ekipit të basketbollit për vajzat, por ka dhënë dorëheqjen në janar, pasi u kap me një djalë nga ish-e dashura e tij në një piceri lokale. Hetuesit gjetën se ngjarje të ngjashme kishin ndodhur edhe më parë në shkollë. Mahoney mund të përballet me katër vite dënim me burg për veprën e kryer. Shkolla e mesme “Moore Catholic” është themeluar në 1962-shin dhe ka 500 studentë dhe 28 mësues në staf.

Tags:
LifeStyle