Ylli i Barcelonës, Lionel Messi ka treguar historinë sesi ka arritur të bëhet futbollit dhe të luaj për Blaugranët, duke shtuar se ëndërra e tij është bërë realitet pikërisht në Camp Nou.
“Prej kur i kam pasur tre apo katër vjet, unë kam ëndërruar të jem futbollist. Unë isha duke lëvizur përreth me futbollin, dhe gjithçka që kam dashur unë ishte që të luaja. Mendimi im i vetëm ishte të bëhesha futbollit, dhe nuk mendoja për asgjë tjetër. Nëse unë nuk do arrija të bëhesha futbollist, nuk e di as vet se ku do isha tani”.
“Unë nuk e di se çfarë ka parë Barcelona te unë, por unë do jem gjithmonë falënderues për të, për atë që ajo ka bërë për mua dhe vazhdon të bëj ende. Në atë kohë, unë është dashur të bëja një mjekim shumë të shtrenjtë, dhe Barcelona u mbuloi të gjitha shpenzimet e mua dhe më dha mundësinë për të luajtur”.
“Kjo ishte një gjë shumë e bukur, pasi ata më kanë lënë që të realizoj ëndërrën”.
“Kur unë isha fëmijë, nuk dëshiroja të studioja por prindërit e mi kanë insistuar se unë duhet të bëj këtë gjë, pasi ishte shumë me rëndësi. Tani, unë shoh se ata kanë pasur shumë të drejtë, pasi është një gjë shumë e mirë. Ju kurrë nuk mund të dini se çfarë do të ndodhë në futboll, kështuqë studioni të gjithë të rinjtë”.
“Secili fëmijë ëndërron të luaj në Primera Division, por jo secili mund të arrijë këtë gjë, kështuqë studimet mund të jenë shumë të rëndësishme”, tha Messi për Caracol TV