Deklaratat e nxituara të mbesës së ish-kryeministrit Berisha në të cilat kritikohej sjellja e kombëtares dhe shqiptarët etiketoheshin si të pacivilizuar, mediat serbe i kanë dalë në mbrojtje Dasara Malltezit. Në kontrast të plotë të reagimit të mediave shqiptare, deklaratat e “supermbesës” së Berishës kanë marrë jehonë mjaft pozitive nga mediat serbe. Gazeta “Blic” ka shkruar se në drejtim të mbesës së ish-kryeministrit Berisha janë adresuar mjaft kërcënime të cilat e kanë detyruar atë të fshijë menjëherë statusin në të cilin kritikonte futbollistët dhe popullin shqiptar.