Mediat amerikane: Dënim Serbisë, fitore Shqipërisë nga UEFA


Edhe shtypi amerikan, ai i shkruar dhe elektronik, sjellë reportazhe nga ndeshja tashmë epike midis Shqipërisë dhe Serbisë, për të theksuar se "tensioni edhe para ndeshjes ishte i lartë meqë Shqipëria bënte udhëtimin e parë në Beograd që nga viti 1967. Dy vendet kundërshtare të Ballkanit kanë pasur marrëdhënie të turbullta që kur Kosova shpalli pavarësinë më 2008", thuhet në një shkrim të "USA Today". Më tej gazeta thotë se "autoritetet serbe kishin paralajmëruar tifozët shqiptarë që të mos shkonin të ndjekin ndeshjen", mirëpo kujton se ishin pikërisht tifozët serbë, që katër vjet më parë në ndeshjen kualifikuese Itali-Serbi në Genova shkaktuan trazira, për të cilat UEFA dënoi Serbinë duke i dhënë fitoren Italisë 3-0.
Post a Comment (0)
Previous Post Next Post

Reklama 1

Reklama 2