Policia austriake ka zbuluar se shtetasi gambian Sonko Tijan, i cili jetonte në Austri, ka katër gra, 7 të fejuara dhe 5 dashnore. 28-vjeçari Tijan i ka mashtuar të gjitha këto femra nëpër bare të ndryshme, të cilat i ka ndikuar duke ju treguar ngjarje
interesante nga jeta e tij në Afrikë duke u shtirur se ishte larguar nga Gambia për shkak të luftës atje, lajmin e mediave austriake. Policia ka njoftuar se ai ka qëndruar në shtëpitë e femrave të cilat i ka mashtruar.
Gruaja më e re e Tijan është 22 vjeçare ndërsa më e moshuara 44-vjeçe. Sipas policisë, nga këto gra ai tashmë ka 4 fëmijë ndërsa dy prej të dashurave janë shtatzënë.
Policia ka mësuar gjithashtu se Tijan i cili nuk ka një adresë apo punë fikse në Austri, në vendin e lindjes në Gambi është i martuar dhe ka disa fëmijë