Depresioni, trishtimi, pa lumturia janë të gjithë përkufizime që preferojmë ti eliminojmë nga fjalori ynë dhe mbi të gjitha nga jeta jonë, por jo gjithmonë është e mundur të largohesh fizikisht dhe mendërisht nga situata jo të këndshme dhe nga ndodhi negative.
Ndonjëherë jemi vetë ne që përkeqësojmë gjenden tonë shpirtërore duke adaptuar sjellje dhe zakone negative duke na pasuar si pasojë ndjenja pasigurie dhe ankthi, gjithashtu të pa evitueshme.
Ja disa praktika të përditshme që kontribuojnë për të minuar lumturinë e femrave të cilat është mirë të evitohen nëse dëshironi të jetoni në qetësi të plotë.
-Te druheni nga gjykimi i të tjerëve Femrat që shqetësohen vazhdimisht nga paragjykimet e të tjerëve janë ato që evitojnë çdo gjë për të mos u përballur me kritikat, duke u limituar të jetojnë të qeta, pa stimuj dhe kënaqësi. Guxoni më shumë dhe do të kuptoni se të tjerët nuk janë aty për t’u paragjykuar, jo gjithmonë të paktën.
-Të komplikoni jetën vet Të thoni gjithmonë "po" kërkesave të tjerëve me rrezikun për të mos arritur të përfundoni atë që keni programuar jo vetëm që provokon stres dhe lodhje por lëndon shumë dhe vlerësimin që keni për veten.
Ideale do të ishte të programoni aq sa keni mundësi për të çuar në përfundim, tek e fundit duke thënë edhe ndonjë "jo, nuk mundem" kur është rasti.
-Perfektë - Lumturi Të mendoni se lumturia derivon nga perfeksioni është një koncept absolutisht i gabuar. Duke u nisur nga supozimi se perfeksioni nuk ekziston edhe pse mund t’u duket e çuditshme, lumturia fshihet pikërisht në zotësinë për të ditur të rregulloni botën tuaj me të gjitha "gabimet" dhe "defektet" që e karakterizojnë.
-Të kushtëzoheni nga persona negativ Shpesh jemi të rrethuar nga persona negativ të pazotë për të qenë të lumtur, të cilët nuk bëjnë gjë tjetër se të na mbushin jetën me vështirësi, frikë dhe rreziqe. Mos i lini t’u kushtëzojnë me pesimizmin e tyre por përpiquni të rrethoheni nga shoqëri me njerëz pozitiv.
-Të kujtoni te shkuarën dhe të frikësoheni nga e ardhmja Të jetoni me të shkuarën, të mendoni kujtimet e vjetra dhe të dhimbshme dhe të frikësoheni nga e ardhmja, nuk bëni gjë tjetër veç të krijoni pasiguri të kota që bllokojnë mendimet tuaja. Përpiquni të mësoni nga gabimet e vjetra, por qëndroni tek e tashmja pa menduar me tej.
-Të krahasoni jetën tuaj me atë të tjerëve Të krahasoni vazhdimisht jetën tuaj me të tjerët është mënyra e pa lumturisë, në këtë mënyrë do të përfundoni për të shkatërruar vetëvlerësimin dhe do të krijoni një seri pasigurish dhe pakënaqësish.
Shihni sukseset tuaja, çfarë keni fituar pas sforcove të shumta dhe përdoreni krahasimin ndaj të tjerëve në mënyrë konstruktive duke e parë si stimul për tu rritur dhe për tu përmirësuar.
-Të përqendroheni tek ajo që nuk shkon Te fokusoheni ekskluzivisht tek aspektet negative të jetës tuaj nuk mund të bej asgjë tjetër veç t’u drejtoje tek pa lumturia dhe vetmia. Shihni anën pozitive tek ajo që ju ndodh dhe pyesni gjithmonë " Si mund ta transformoje këtë gjë negative në diçka të duhur apo pozitive"?, do të shihni një zgjidhje do ta gjeni gjithmonë.