Faqja zyrtare e zv.kryeministrit serb, Ivica Daciç është hakuar pak minuta më parë. Në faqen kryesore ivicadacic.rs është vendosur një flamur shqiptar (flamuri në foton e mësipërme) si dhe shënimi: Hacked by the_warri0r.. Kosova Hacker// PROUD TO BE ALBANIAN/ Por serbët kanë intervenuar menjëherë dhe brenda disa minutave flamuri shqiptar është hequr nga faqja e parë ndërsa akoma nuk është kthyer në formën e mëparshme