Piratët kibernetikë po shfrytëzojnë një defekt të sigurisë në Microsoft Office, duke përdorur PowerPoint-in, për të sulmuar përdoruesit e Windows-it dhe për të fituar kontroll tek sistemet e kompjuterëve. Microsoft deklaroi në faqen e saj për sigurinë që një numër i kufizuar përdoruesish janë prekur nga ky virus nëpërmjet Microsoft Power Point-it.
Një pirat kibernetik mund të shfrytëzojë këtë defekt të sigurisë për të fituar kontroll të plotë mbi sistemin. Me një kontroll të tillë, piratët kibernetikë mund të zbulojnë kodin në largësi, të alternojnë ose fshijnë të dhënat dhe të instalojnë programe të dëmshme, si viruse.
Sulmi prek të gjitha versionet e Microsoft Windows ( me përjashtim të Windows Server 2003), dhe ndodh kur në kompjuter hapet një skedarë në Microsoft Office, i cili përmban një version keqdashës të asaj që quhet një OLE (lidhje dhe vendosje të një objekti).
Një objekt OLE, në këtë rast, është e dhëna që vendoset tek një skedar tjetër, si një tabelë i Excel-it në një dokument në Word, për shembull. Microsoft i sugjeron përdoruesit që të mos hapin asnjë skedarë në PowerPoint nga burime të pabesueshme në internet.
Kompania deklaroi që të gjitha llojet e skedarëve në Office mund të përmbajnë objekte OLE me viruse, kështu që nuk është domosdoshmërish një defekt vetëm tek PowerPoint.
Microsoft po punon akoma për gjetjen e një zgjidhjeje. Ndërkohë, kompania ka krijuar një opsion që mund të shkarkohet nga përdoruesit të cilët janë të shqetësuar në lidhje me këtë defekt të sigurisë.