Gjithçka ndodhi mbrëmë dje në ndeshjen Serbi-Shqipëri ku flamuri me hartën e trojeve etnike shqiptare fluturonte mbi kokat e mijëra tifozëve serb ka qenë një shprehje inati i ultrasve të skuadrës serbe Crvena Zvezda (Ylli i Kuq i Beogradit) ndaj Federatës Serbe të Futbollit dhe rivalëve të përjtshëm të Partizanit të Beogradit. Nuk ka kaluar as 24 orë nga ajo shfaqje dhe mediat serbe shkruajnë se gjithçka ka qënë një organizim nga ultrasit e Crvena Zvezdas si shenjë revolte ndaj Federatës së Futbollit të Serbisë, e cila sipas tyre "ka mbështetur vazhdimisht skuadrës rivale të Partizanit të Beogradit gjatë kampionatit si edhe shmangien e lojtarëve të Yllit të Kuq nga veshja e ngjyrave të kombëtares serbe". Gazeta e Beogradit "Danas" raporton për një provokim të situatës prej ultrasve në fjalë pikërisht në momentin kur në stadium ishte rritur tensioni dhe fishekzjarret kishin pushtuar fushën. "Pjesa ku u shqyen dyert raportohet se i përkiste grupeve të ultrasve "Delije" të Cervna Zvdezdës, të cilët u kanë treguar kundërshtarëve të Partizanit se mund të bëhen zotë edhe në stadiumin e tyre", shkruan "Danas".