Tashmë përdorimi i fotoshopit është i shumëpërdorur nga të gjithë. Heqje rrudhash, hollim beli etj janë disa nga modifikimet që femrat përdorin më së shumti.
Kësaj here Aurela Hoxha ka qënë “viktimë” e një fotoshopi të dështuar. Ajo ka holluar aq shumë belin duke mos vënë re që e ka tepruar. Gjithashtu në foto dallohet vendi i shtrembëruar si dhe njerëzit rrotull saj si pasojë e fotoshop-it.
Këtë e kanë vënë re edhe fansat e saj të cilët në komentet e shumta janë tallur “Hajde modifikim hajdeeee…. ku e ka barkun, zorret, plencin, brinjet kjo ??
Ndërsa një tjetër ka shkruar “Ai tipi mbrapa esht shtremberuar fare, sesi rri ashtu i mjeri”.