Facebook publikon reklamën e pare video për Messenger


Teksa numri i aplikacioneve të shkëmbimit të mesazheve vazhdon të rritet, është e rëndësishme për kompanitë të bindin përdoruesit që të përdorin shërbimin e tyre. Në këtë linjë qëndron edhe rrjeti social Facebook, pasi sapo ka publikuar reklamën e parë me video për aplikacionin e tij të mesazheve, Messenger. Reklama nuk tregon shumë se çfarë e bën Messenger të ndryshëm nga aplikacione të tjera, por kompania mund të jetë duke u përpjekur të shtyjë përdoruesit të shkarkojnë aplikacionin duke pasur parasysh edhe faktin se tashmë shërbimi i mesazheve të shkruara është aplikacion veçmas. Videoja vë në dukje një numër afishash në video. Në çdo rast, është e qartë se Facebook po mundohet të reklamojë një shërbim kaq të përhapur sa Messenger. Do të jetë interesante shohim se çfarë strategjie do të ndjekë kompania me Messenger tashmë që ka blerë edhe WhatsApp / www.Shijoje.al

Post a Comment (0)
Previous Post Next Post

Reklama 1

Reklama 2