E pabesueshme, maqedonasi përdhunon një pelë në Zvicër!!


BERNË, -Maqedonasi përdhunoi një pelë, kapet nga policia: Pse bëra seks me të. Ai tash akuzohet mbi provat hetimore se përdhunoi një pelë në fshatin Rickenbach të Zvicrës është arrestuar nga policia zvicerane.

Ngjarja ndodhi në 15 prill të këtij viti, në një haur të fshatit Rickenbach të Zvicrës. 31-vjeçari mësohet se e ka pranuar aktin e rëndë, njoftojnë mediat zvicerane, të cituara nga “Presheva Jonë”. Pas torturimit të pelës përmes abuzimit seksual, hetuesit zbuluan gjurmët e ADN-së së autorit në haurin e kuajve.

Gjurmët e ADN-së së përdhunuesit kishin mbetur në një bisht cigareje, të cilën pas konsumimit, maqedonasi e kishte hedhur përtokë. Pas marrjes në pyetje nga policia zvicerane, shtetasi maqedonas e kishte pranuar se natën e 15 prillit 2012, në Rickenbach kishte vizituar haurin e kuajve, ku kishte torturuar e përdhunuar pelën 15-vjeçare me emrin Gitta.

 Sipas të dhënave të mediave zvicerane, 31-vjeçari maqedonas jeton në qytezën Wild, dhe ai është i njohur edhe për vepra të tjera të pahijshme.

 Pronari i pelës e pranoi me lehtësim lajmin për zbulimin e autorit, ndërsa shtetasi maqedonas është liruar nga policia duke u lënë i lirë nën hetim penal.

 Sipas psikiatrit gjyqësor zviceran Thomas Knecht, një veprim i tillë është alarmues, pasi “shumica e sadistëve serialë eksperimentojnë me kafshë, para se të njëjtën gjë ta ushtrojnë mbi njerëz”. Pela kishte përjetuar lëndime të rënda në organet gjenitale, pasi maqedonasi kishte përdorur mjet të fortë për ta lënduar.

 Në një komunikatë të policisë zvicerane thuhet se gjatë hetimeve të kryera, përdhunuesi ka pranuar se gjatë kryerjes së veprës ka qenë nën ndikim të alkoolit dhe drogës.

 Po, kam kryer marrëdhënie seksuale me pelën që gjeta në stallë. Isha nën efektin e alkoolit, kisha marrë dhe drogë dhe nuk po dija se c’po bëja”, i ka deklaruar hetuesve, 31 vjecari maqedonas.
Post a Comment (0)
Previous Post Next Post

Reklama 1

Reklama 2