Është dënuar nga Gjykata me 35 vjet burg, një 35-vjeçar, pasi akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një të mitur, një vit më parë.
Bëhet e ditur se ngjarja ndodhi më 23 Shtator të 2013-ës në fshatin Serres në Selanik të Greqisë, ku nën akuzën e “marrëdhënieve seksuale me të mitur” u arrestua Eno. E.
Sipas burimeve nga policia, i akuzuari ka përfituar nga fakti që ka qenë vetëm me të miturën 13-vjeçare, njëkohësisht dhe e mbesa e tij, dhe ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë, duke e kërcënuar me jetë. Këto u provuan sipas Prokurorisë edhe nga aktet e ekspertimit përkatëse, të realizuara në kuadër të këtij hetimi, shkruajnë mediat shqiptare .
Familjarët e vajzës bënë kallëzim pranë autoriteteve greke në zonën ku jetojnë, si dhe një kallëzim pranë autoriteteve shqiptare, në qytetin e Elbasanit. Pas kallëzimit të familjarëve të të miturës në Elbasan, Prokuroria e këtij rrethi nxori urdhër- ndalimin, i cili u ekzekutua një vit më parë, në 1 tetor 2013.