Ministri i Jashtëm i Serbisë Ivica Daçiç ka folur për incidentin e mbrëmshëm në Beograd në ndeshjen Serbi - Shqipëri. Sipas Daçiç, incidenti i mbrëmshëm ka qenë i planifikuar nga ana e shqiptarëve dhe se ka cilësuar madje edhe si "provokim politik". “Kjo nuk ka ndodhur kurrë në asnjë ndeshje futbolli dhe është e përgatitur paraprakisht. Për mua është çështje kryesore se si do të reagoje Bashkimi Evropian dhe UEFA, pasi nese dikush nga Serbia do ta shpaloste flamurin e ‘Serbisë së Madhe’ në Tiranë apo në Prishtinë, kjo do të ishte çështje e rendit të ditës në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Në këtë incident po përmendet që këtë e ka bërë vëllai i kryeministri të Shqipërisë, i cili këtu do të duhej të ishte si mysafir. E gjithë kjo ka dimensione politike në këtë ngjarje dhe ky është provokim politik”, tha Daçiç për mediat serbe. Ivica Daçiç ka shtuar në fund se Serbia nuk mban asnjë përgjegjësi për ndeshjen.