Cila eshte arsyeja qe Facebook nuk krijon butanin "Dislike"!!?


Krijuesi i butonit “pëlqej”, Bret Taylor, shprehet se arsyeja se përse nuk do të krijohet një buton i tillë është sepse duke u dhënë mundësi përdoruesve që t’u tregojnë miqve se çfarë mendimi kanë në lidhje me fotot, statuset apo komentet, do të ketë pasoja shumë të rënda.
Nëse butoni “pëlqej” në Facebook është një ikonë kulturore, atëherë butoni “nuk e pëlqej” është një mit i thjeshtë i internetit. Mijëra përdorues kanë kërkuar që të vendoset edhe butoni “nuk e pëlqej”, por Facebook është e vendosur që nuk do të krijojë asnjëherë një buton të tillë. Krijuesi i butonit “pëlqej”, Bret Taylor, shprehet se arsyeja se përse nuk do të krijohet një buton i tillë është sepse duke u dhënë mundësi përdoruesve që t’u tregojnë miqve se çfarë mendimi kanë në lidhje me fotot, statuset apo komentet, do të ketë pasoja shumë të rënda. Duke folur për Tech Radar, ai tha që kanë diskutuar për krijimin e këtij butoni gjatë kohës që merreshin me krijimin e butonit “pëlqej”, por që vendosën të mos e krijojnë një buton të tillë. “Arsyeja se përse krijuam butonin “pëlqej” është, së pari, sepse ka shumë raste kur njerëzit duan të aprovojnë mendimin e dikujt tjetër, por që nuk mund ta shprehin me fjalë,” tha Taylor. “Dhe shumica e komenteve janë me fjalë të tilla si “bukur” ose “uau”, kështu që butoni “pëlqej” i lejon njerëzit të shprehin këtë mendim me vetëm një klikim.” Ndërsa butoni “nuk e pëlqej”, sipas tij, nuk do të funksionojë në të njëjtën mënyrë dhe mund të shkaktojë vetëm urrejtje ndaj përdoruesve. “Nëse doni të mos pëlqeni diçka, ju mund të shkruani një koment ku mund të shprehni edhe mendimin tuaj se përse nuk e pëlqeni atë,” shpjegoi ai. Në këtë rast mund të shkojë shumë shprehja që dëgjojmë shpesh nga prindërit: “Nëse nuk ke diçka të mirë për të thënë, më mirë mos fol fare”.
Post a Comment (0)
Previous Post Next Post

Reklama 1

Reklama 2