Kapiteni i kombëtares së Shqipërisë, Lorik Cana, thotë se UEFA nuk ka kurrfarë arsye për të ndëshkuar Kombëtaren kuqezi. Cana është cituar në një artikull nga gazeta franceze "LeParisien", ku ka thënë se pos fyerjeve gjatë nxehjes dhe gjuajtjeve ndaj stafit të Shqipërisë, gjithçka ka qenë në rregull në stadiumin e Partizanit në Beograd, deri në minutën e 42-të. "Unë nuk shoh se për çfarë mund të dënohemi. Ne vetëm kemi menduar për të shpëtuar jetët tona.Kurrë nuk ka pasur problem, askush, me Shqipërinë apo tifozët e saj, derisa serbët vazhdimisht janë ata që i përsërisin problemet dhe fyerjet", është shprehur kapiteni kuqezi.